Ish-kreyministri Sali Berisha shpesh herë denoncon video/skandale në rrjetet sociale, këtë herë ai ka denoncuar një rast ku sipas tij nxënësve në shkolla po iu mësojnë himnin e hashashit në vend të atij kombëtar.
“Ne Narko-Republiken e Norieges, ne vend te himnit kombetar shkollat u mesojne femijeve himnin e hashashit: “Me lulen tende ne do bejme miliona”! Degjojeni vete! sb” shkruan Berisha.
Në video dëgjohen disa fëmijë me çanta shkolle teksa këndojnë.: “Viti i ri do të na gjejë, ne nëpër kanale, ja me lisa përmbi dhe me gjethe hashashi” (S.SH/Shuplaka)