Ermal Mamaqi, personi më i ndjekur në rjetet sociale në vendin tonë. Dikush mund ta quajë banal e një tjetër të zakonshëm humorin e tij, po mbetet një nga personat më të ndjekur sot për sot.
Ai ka qenë dje i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ku po diskutohej në lidhje me temën ku mes personave të tjerë ka qenë dhe pedagogia Irena Myzeqari.
Pedagogia e komunikimit publik ka pasur një debat me Ermalin dhe e ka akuzuar atë për censurim pasi ka fshirë sipas saj, komentet e një ndjekësi në Facebook. Gjithashtu, ajo ka thënë se Mamaqi në rrjetet sociale “promovon negativitet”.
Një pjesë e debatit:
Myzeqari: Ti je popullor Ermal. Lajmi për ty tregon që je i ndjekur, ne nuk jemi popullor. Të jemi të vetëdijshëm që ai “like” është i joni. Negativiteti promovohet te fakti që ti the unë i bëra ban atij dhe ti luan me komentin e atij. Këtu ka përgjegjësi sociale. Ti zotëri je medium.
Mamaqi: Medium të bëjnë shifrat
Myzeqari: Jo nuk të bëjnë shifrat medium. Ti ke një përgjegjësi do apo jo, përsa kohë njerëzit marrin informacion.
Mamaqi: Unë i marr të gjitha përgjegjësitë. Ti mund të jesh një nga ata njerëz që zgjodhi të mos më ndiqte pasi unë një ditë në faqen time hëngra makarona me duar, e bëra video dhe e hodha. Por unë jam në faqen time, nuk përfaqësoj as Ami Event, asnjë…Unë përfaqësoj veten time.
(E.K/SHUPLAKA)