Sekestrohen 335 kg lëndë narkotike në Lezhë gjatë operacionit antidrogë i koduar “Kolsh” .
Ky operacion ka sjellë kapjen në flagrancë të dy shtetasve dhe po punohet dhe për kapjen e një personi tjetër i cili dyshohet si kultivues të bimëve narkotike dhe posedues të lëndës narkotike.Mes të arrestuarëve rezyulton edhe Kryeplaku i Fshatit për veprën “Moskallzim krimi”
DETAJET E PLOTA
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar ” Kolsh “. Sekuestrohen 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharjeje. Asgjësohen me anë të djegies 468 bimë narkotike cannabis sattiva Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe shpallet 1 në kërkim të dyshuar si kultivues të bimëve narkotike dhe posedues të lëndës narkotike. Arrestohet edhe Kryetari i Fshatit, njëkohësisht me detyrë edhe Specialist pyjor për veprat penale ” Moskallzim krimi” “Shpërdorim detyre”
Me date 10.10.2017 , nga forcat Policore te Drejtorisë Vendore Lezhë në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune proçeduriale të ndjekur, bazuar në te dhena policore, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kolsh” Si rezultat , u arrestuan në flagrancë të dyshuar si posedues të lëndës narkotike dhe kultivues të bimëve narkotike , shtetasit : – Bledar Bunaj, 29 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri- Kolsh në Lezhë – Agron Lushi, 32 vjeç, banues fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë Gjithashtu , si i dyshuar si në këtë vepër penale, u shpall në kërkim edhe shtetasi A.P. 38 vjeç, banues në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë.
Në lidhje me këtë rast , u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bardhok Perdoda , 45 vjeç, banues në fshatin Lalm i Ri – Kolsh në Lezhë , me detyrë Specialist pyjor i fshatit dhe Kryetar i fshatit Lalm në Lezhë për veprat penale ” Shpërdorim detyre” “Moskallzim krimi ” parashikuar nga nenet 248/2 dhe 300 të Kodit Penal. Këta shtetas u proçeduan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat policore në fshatin Lalm – Kolsh në Lezhë , u gjetën dhe u sekuestruan 335 kg lëndë narkotike Mariuanë në proçes tharje si dhe u asgjësuan 468 bimë narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Bunaj, u sekuestruan 80 fara te bimes cannabis sativa. Në ngarkim të shtetasit Bledar Bunaj veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/2, 284 të Kodit Penal. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
(B.N/Shuplaka)