Saimir Tahiri prej fundjavës nuk është më Ministër i Brendshëm. Sipas arsyeve që dha edhe kryeministri Rama ai tashmë do të fokusohet te fushata e Partisë Socialiste për Tiranën në zgjedhjet e qershorit. Po nuk ka munguar edhe një takim i fundit me gazetarët e kronikës.
Ai i ka bërë të gjithë bashkë sigurisht duke i falenderuar për mbulimin që i kanë bërë punës së tij në krye të Ministrisë së Brendshme.
Duhet thënë se gazetarët e kronikës jorrallëherë janë bërë bashkë me njëri-tjetrin për të kaluar kohë të këndshme.
Po ashtu vetë Ministri i ka surprizuar shpeshherë ata dhe me dhurata për ditëlindjet e secilit prej tyre. Në një profesion si gazetaria kontaktet me institucionet janë shumë të rëndësishme, po gjithmonë duke gjetur një ekuilibër për të mos cënuar as punën e njërit dhe as punën e tjetrit. (E.K/SHUPLAKA)