Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se qeveria që do dalë nga votimet në Kosovë duhet të votojë demarkacionin, si kusht për liberalizimin e vizave.
Këtë deklaratë ajo e ka bërë përmes një videomesazhi në një bashkëbisedim me studentët e Kosovës, bën të ditur Express.
Lunaçek tha se përveç demarkacionit kushti tjetër është luftimi në mënyrë serioze i korrupsionit.
Demarkacioni vazhdon të mbajë peng procesin e integrimit të Kosovës. Kjo do të jetë mbase një çështjet më të vështira që do të përballet qeveria e dalë pas zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë.
Vetëm pak ditë më parë, Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk ka ndryshuar qëndrim për kufirin dhe nuk ka forcë që e detyron të pranoj falje të tokës së Kosovës.(B.H/Shuplaka)