Në prangat e policisë së Sarandës ka rënë një 21-vjeçar pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. Rasti është denoncuar nga e ëma e vajzës. Mësohet se e mitura është vetëm 13-vjeç. Autori i kësaj vepre të rëndë është Vangjel Selimi i cili është arrestuar në flagrancë.
DETAJE:
“Më datë 05.11.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë është arrestuar në flagrancë shtetasi: Vangjel Selimi, 21 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Vangjel Selimi është arrestuar prej policisë sepse shtetësia O.G., ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj të mitur shtetasen T.Q., 13 vjeçe.
Gjithashtu edhe në përfundim të rezultatit mjekoligjor ka rezultuar se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur.
Materialet hetimor iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë ndaj shtetasit Vangjel Selimi për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100/1 të Kodit Penal.(J.V/Faxweb)