Policia e Elbasanit ka arrestuar një shtetas i cili rezulton i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Spanjoll Buzhani, 24 vjeç banues në Elbasan.
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 08.07.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare. (B.H/Shuplaka)