Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov paralajmëroi të martën se Rusia e sheh “të papranueshme” që armët bërthamore amerikane të jenë të vendosura në Europë, duke thënë se është “koha e duhur për t’i kthyer ato në SHBA”.
Lavrov përsëriti pretendimet se Ukraina po planifikon të marrë armë bërthamore, duke thënë se vendi “kërcënon sigurinë ndërkombëtare”.
“Rusia nuk mund të mos reagojë ndaj rrezikut real të Ukrainës për të përvetësuar armë bërthamore dhe po merr të gjitha masat për ta parandaluar këtë”, tha ministri i Jashtëm.
“Kërcënimi i një gare të re armatimesh dhe transformimi i hapësirës së jashtme në një arenë të konfliktit të armatosur po bëhet real”, tha Lavrov.