Zhvillime të reja përsa i përket luftës në Ukrainë, e cila prej 6 ditësh është pushtuar nga Rusia.
Mediat e huaja bëjnë me dije se forcat bjelloruse kanë hyrë në Chernihiv, që është në verilindje të Ukrainës.
“Kyiv Independent” shkruan duke specifikuar se “sipas Parlamentit, trupat bjelloruse kanë hyrë në rajonin ukrainas të Chernihiv për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës”.
Ky veprim vjen teksa presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko tha më herët se nuk do të përfshihej në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës.