17:14 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Përdorimi i klubeve me maska për të shantazhuar BD”, reagon Patozi ndaj kërkesës për çregjistrim: Vepër e Bashës

15:39 | 03/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shuplakë” nga Amerika për kritikuesit e partisë së Patozit: Po llapni dhe çirreni me urrejtje

Pas depozitimit të një ankimimi  në Kolegjin Zgjedhor nga Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar PBDSH kundër regjistrimit të Bindjes Demokratike në zgjedhjet vendore të 30 qershorit(Lexo ketu) ka reaguar dhe kordinatori I BD, Astrit Patozi përmesi një statusi në facebook.

Patozi  akuzon Bashën se fshihet pas këtij ankimimi nga PBDSH  dhe se ky i fundit kërkon ta pengojë atë të marrë pjesë në zgjedhje.

‘Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.” ka shkruar Patozi.

Patozi thotë në rrjetet sociale  që kundërshtari i vetëm i  BD-së është Rama dhe qeverisja e tij, por Basha e shikon si rrezik për karriken e tij.

“Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.” ka shkruar më tej Patozi.

Më tej ai ka shtuar  se Basha ka përdorur “disa klube me maska” për të shantazhuar Bindjen Demokratike.

“Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.” ka vijuar më tej ai.

Statusi i Plotë i Patozit në facebook:

REAGIM PAS KËRKESËS SË NJË PARTIE FANTAZËM PËR ÇREGJISTRIMIN E “BINDJES DEMOKRATIKE” NGA ZGJEDHJET

Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.
Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.
BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur.
Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama.

(j.b/faxweb.al)

Etiketa: Astrit Patoziedi ramalulzim basha
Pas

Një tjetër Samit si ai i Berlinit? Media zbulojnë axhendën e Vuçiç në vizitën e tij të dytë në Shqipëri

Para

“Më shkarkoi nga detyra me një të rënë të lapsit”, konsulli shqiptar në Greqi letër Cakajt: Arroganca juaj e pakuptimtë

Para
“Më shkarkoi nga detyra me një të rënë të lapsit”, konsulli shqiptar në Greqi letër Cakajt: Arroganca juaj e pakuptimtë

“Më shkarkoi nga detyra me një të rënë të lapsit”, konsulli shqiptar në Greqi letër Cakajt: Arroganca juaj e pakuptimtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sërish aksident në Lungomare/ Përplasje mes dy makinave, vetëm dëme materiale

Meme për JD Vance i kushton pushimet/ 21-vjeçari norvegjez dëbohet nga SHBA

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.