10:50 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përfituan pronë 500m2me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Durrës kërkon ‘arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për përfituesin dhe punonjësit e kadastrës

19:45 | 08/04/2024
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfituan pronë 500m2me dokumente të falsifikuara, Prokuroria Durrës kërkon ‘arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për përfituesin dhe punonjësit e kadastrës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka kërkuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.M. dhe B.Z. për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ dhe pezullim nga detyra në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Bashkinë e Durrësit, për shtetasen J.M për Veprën Penale ‘Shpërdorim të detyrës’.

Shtetasit kanë përfituar një sipërfaqe parcele ndërtimore 500 m2.

 

Njoftimi i Prokurorisë Durrës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për shtetasit N.M. dhe B.Z. për veprën penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ dhe pezullim nga detyra nëAgjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Bashkinë e Durrësit, për shtetasen J.M për Veprën Penale ‘Shpërdorim të detyrës’.

Mbi bazën e materialeve kallëzuese, prokuroria ka regjistruar proçedimin me nr.1515, viti 2021 dhe procediminpenal nr. 1921, datë 21.09.2021 për personat e mëipërm,pasi ekzsitojnë dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova se kanë kryer veprat penalë të “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga nenet 186/3 dhe 248 i K.Penal.

Referuar materialit kallëzues se në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, janë regjistruar materialet e para hetimore të dërguara nga ana e Njësisë Speciale Antikorrupsion dhe Antievazion pranë Kryeministrisë, e cila ka ushtruar kontroll pranë ASHK Durrës në lidhje me Lejen e Legalizimit të shtetasve N.M. dhe A.M., “Godinë Social Ekonomike 1 Kat”, sipërfaqe e parcelës ndërtimore 500 m2, sipërfaqe e ndërtimit 274 m2 në Durrës.

Nga verifikimi i dokumentacionit të administruar pranë ASHK Durrës, kanë lindur dyshime të arsyeshme për një sërë shkeljesh me natyrë penale dhe administrative, ku duket se janë përfshirë punonjës të ASHK dhe persona të tjerë, duke siguruar përfitime në kundërshtim me ligjin.

Nga verifikimet e kryera rezultuan një sërë anomalish që çojnë në përfundimin që praktika është e falsifikuar. Nga verifikimi i librit të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, se të dhënat e shkresës për kalim të dosjes nga ish-ALUIZNI Durrës drejt ZVRPP Durrës, nuk përputhen me të dhënat e librave të protokollit të ish Z.V.R.P.P Durrës, duke mos u përputhur afatet kohore me rendin numerik të shkresave.

Pas një analize të të gjithë provave dhe akteve të administruara në fashikullin e këtij procedimi penal, rezulton se shtetasi B. Z., ka ushtruar detyrën e detyrën e Specialist-Jurist pranë ASHK Drejtoria Vendore Durrës dhe ka nëshkruar në të gjitha rubrikat e kartelës së pasurisë së mësipërme, veprime që përbëjnë veprën penale të “Falsifikimi i dokumentave”.

Shtetësia J. M.me detyrë specialiste-juriste, me kontratë të përkohshme pranë ASHK Durrës nga periudha ka kryer veprime duke dixhitalizuar kartelën e pasurisë për pasurinë nr.150/7/ND vol 07, faqe 26, zk1522, fshati Draç, Bashkia Durrës, me përfitues shtetasit A. M. dhe N.M.

Ndërkohë shtetasi N.M., rezulton të jetë përfituesi i pasurisë së bashku me vëllain e tij, pasuri e cila rrjedh e gjithë nga praktika e legalizimit dhe regjistrimit tëpronës është bazuar në dokumente të falsifikuara me anë të skanimit dhe kopjimit të të dhënave të një praktike tjetër legalizimi.

Pas

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton se ku do falet namazi i Fitër Bajramit

Para

50 raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

Para
50 raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

50 raste të reja me kollën e keqe në Maqedoninë e Veriut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Prezantohet drafti i Kodit të ri Penal, Manja: Janë bërë 30 ndërhyrje, ka 327 nene! Pas Brukselit, do t’i kalojë Kuvendit

Vajza vrau babanë me tel, arrestohet nëna e 26-vjeçares, ndihmoi në pastrimin e trupit

Gjendet pa shenja jete një 47-vjeçar në Velipojë, dyshohet se ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak

Manja prezanton draft-kodin e ri penal: Nga sot do jetë për konsultim publik

Edicioni i katërt i ‘Marathon Enkelana’ në Pogradec, policia publikon masat për mbarëvajtjen e sigurisë, ja akset që do të bllokohen nesër

Rama urdhëron largimin e objekteve të paligjshme pranë rrugëve, jep afatin e fundit

Në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për kultivim të narkotikëve, arrestohet 39-vjeçari, pritet ekstradimi

U rrëzua me 49 persona në bord/ Publikohen pamjet e fundit të avionit, pasagjerët tregojnë gjendjen e frikshme

Lufta në Siri, Tajlanda: Mbi 100 mijë civilë kanë ikur si pasojë e konfliktit me Kamboxhian

SHBA-të dhe Izraeli dënojnë planin francez për të njohur shtetin palestinez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.