Belen Rodriguez është përfolur në media se ka kryer operacione plastike për të arritur këtë bukuri dhe linja perfekte trupore që ka sot.
Por Belen Rodriguez i mohon kategorikisht këto thashetheme. Bukuroshja ka postuar foto nga adoleshenca e saj, kur ishte vetëm 15 vjeçe, nga ku duket qartë se ruan të njëtat linja si dhe sot.
Bukuroshja me ironi ndaj shkrimeve të publikuara në media për të, krah fotos së publikuar ka shkruar: “Le të themi që fati nuk më ka munguar 15 vjeç.” (M.Q/Faxweb)