Pas vetëm 11 takimesh të zhvilluar me fanelën e Kukësit, boshnjaku Haris Harban është larguar nga skuadra veri-lindore.
Lajmi është bërë i ditur me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediet nga Futboll Klub Kukësit, i cili shprehet se sulmuesi ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin.
“Boshnjaku, i cili u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së verës regjistroi 11 aktivizime në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 2 gola”, – shkruhet në njoftim.
Njoftim!
Futboll Klub Kukësi zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me Haris Harban.
Sulmuesi ka ndërprerë me mirëkuptim marrëveshjen me Kukësin.
Boshnjaku, i cili u bashkua me ekipin tonë gjatë merkatos së verës regjistroi 11 aktivizime në të gjitha kompeticionet, duke realizuar 2 gola.
Klubi falënderon Haris Harban për kontributin e dhënë me fanellën tonë dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierë.
(B.B/ Faxweb.al)