Sapo ka përfunduar edicioni i 9-të i reality shoë-t “Big Brother”, ku fituesit janë shpallur “çifti i çiftuar” Daniel dhe Fotini.
Momenti kur Arbana tha emrat e fituesve, ishte mjaft emocionues për çiftin, të cilët shpërthyen në lot gëzimi.
Ndryshe nga dy çiftet e tjerë, Fotini dhe Daniel u njohën, u dashuruan, madje edhe u martuan brenda shtëpisë së Big Brother.
Dy çiftet e tjera që arritën deri në finale ishin Fiorentina dhe Olsi, si edhe Katerina dhe Lupçe që u skualifikuan të parët. (D.D/shuplaka)
Discussion about this post