Zbulohet identiteti i policit të vetëvrarë pranë qendrës së votimit në fshatin Dishnicë në Korçë. “Shuplaka” mëson se bëhet fjalë për inspektorin Ameli Vila, nga fshati Zboq me detyrë në qendrën e votimit 3733 në Dishnicë.
Vila ka qenë në krye të detyrës mbrëmjen e sotme, mirëpo në kushte të rënda psikologjike ka përdorur armën e shërbimit, për të kryer aktin e rëndë të vetëvrasjes. Ende nuk dihen me siguri arsyet e këtij veprimi të policit, mbrëmjen e heshtjes zgjedhore, megjithatë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. (D.D/Shuplaka)