Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar dreka mes Lulzim Bashës dhe amabasadorit Donald Lu. Basha dhe Lu drekuan sot në një lokal në zonën e ish-bllokut dhe pas drekës nuk bënë asnjë koment në lidhje me atë që biseduan.
Sjellim në vëmendje që kreu i PD-së pak më herët mbajti fjalimin e tij të parë në parlament dhe më pas ishte i pranishëm në homazhet e zhvilluara në nder të Azem Hajdarit, për 19-vjetorin e vdekjes së tij.
Basha theksoi se “thelbi i marrëveshjes së 18 majit ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe se zgjedhjet e 25 qershorit shënuan vdekjen e kësaj marrëveshjeje.
Ai tha se marrëveshjen e vranë shitblerja e votës dhe aleanca e Ramës me krimin.
“Aleanca e pandërprerë e Ramës me krimin dhe shitblerja e votave me paratë e drogës dhe të korrupsionit e vranë marrëveshjen. Zgjedhjet rikonfirmuan problemin numër 1 të Shqipërisë: vjedhjen dhe tjetërsimin e vullnetit të Shqiptarëve për hir të pushtetit personal dhe privat të Edi Ramës”, tha Basha. (J.V/Shuplaka)