Ministria e Drejtësisë pas disa javëve ka përfunduar përkthimin e dosjes voluminozë të Habilajve, të mbërritur nga autoritetet italiane.
Lajmi është njoftuar nga vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ka deklaruar se dosja do t’i kalojë Prokurorisë.
“Sot, dosja e përkthyer do t’i niset Prokurorisë. Ministria ka pasur dhjetë ditë kohë dhe ka zbatuar rregulloren”, deklaroi ajo.