17:08 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përfundon takimi me ambasadoren Kim, deputetët dalin të nervozuar. Murrizi: Nuk e lamë të bënte kërkesa, reformën nuk e votojmë

11:35 | 06/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përfundon takimi me ambasadoren Kim, deputetët dalin të nervozuar. Murrizi: Nuk e lamë të bënte kërkesa, reformën nuk e votojmë

Ka përfunduar takimi i disa deputetëve të opozitës parlamentare me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Për mediat pas këtij takimi ka folur deputeti Muslim Murrizi i cili është shprehur se 39 deputetë të opozitës paralemntare nuk do e votojnë reformën zgjedhore nëse nuk përfshihet dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor.

“Kërkojmë lista të hapura, në të kundërt votat tona në Kuvend s’janë për reformën. S’votojmë asgjë në Kuvend. Administratë zgjedhore, lista të hapura, votë emigrantësh. Se lamë në fakt ambasadoren të bënte kërkesa”, tha Murrizi.

“Ishte një takim miqësor me ambasadoren amerikane dhe ambasadorin Soreca dhe në emër të 3 grupeve parlamentare shprehëm qartë votën kundër pazarit të pistë që vijon prej shumë vitesh.
Asnjë lloj vote pazari të dosjes 184 të Petrit Vasilit dhe militantëve. Nuk votojmë të 39 deputetët asnjë shtesë tjetër.

Nuk e mora vesh se çfarë kërkoi ambasadorja pasi nuk i lamë hapësirë. I dhamë të kuptojë që nuk votojmë nëse nuk përfshihen: administratë zgjedhore, lista të hapura dhe vota të emigrantëve”, tha Murrizi pas takimit.

Tre përfaqësuesit e opozitës parlamentare u thirrën për takim ditën e sotme nga ambasadorja amerikane Yuri Kim pasi Muslim Murrizi reagoi mbrëmë vonë pas firmosjes së marrëveshjes për reformën zgjedhore nga 4 anëtarët e Këshillit Politik duke deklaruar votën kundër nga deputetët opozitarë.

Murrizi i quajti ‘4 eunukë të politikës shqiptare’ dhe e quajti këtë marrëveshje vazhdë të pazareve të pista në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Pas

A nuk e ka pyetur Basha për marrëveshjen? Berisha reagon për herë të parë: Ajo që u arrit shumë larg Reformës së plotë

Para

Dua Lipa shkakton tërmet me deklaratat e saj kundër Izraelit, nis peticioni për bllokimin e këngëve të saj

Para
Dua Lipa shkakton tërmet me deklaratat e saj kundër Izraelit, nis peticioni për bllokimin e këngëve të saj

Dua Lipa shkakton tërmet me deklaratat e saj kundër Izraelit, nis peticioni për bllokimin e këngëve të saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinis lufta tregtare, BE reagon për tarifat 30% të vendosura nga Trump

Ministri Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Ballkani Perëndimor nuk është dhomë pritjeje – është pjesë e thelbit strategjik të Europës

Aksident në Bulqizë! Përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Ndërtoi pa leje në Voskopojë, arrestohet administratori. Procedohen 2 punonjës të IMT-së, pezullohen disa efektivë

SPAK godet rrjetin e drogës nga Amerika Latine, 7 në burg, mes tyre ish-shef komisariati

EMRAT/ Në kërkim për pastrim parash e trafik droge, ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia 3 shqiptarë

Erdogan: Kurdët dorëzojnë armët, mbyllëm plagën 47-vjeçare të terrorizmit

Trump: Nga 1 gushti 2025, aplikojmë tarifë 30% ndaj produkteve të BE-së

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.