19:08 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Përgjaket 1 Maji”, vetëvrasje dhe vdekje tragjike/ Cfarë ndodhi sot në Tiranë, Kurbin dhe Shkodër

17:57 | 01/05/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Përgjaket 1 Maji”, vetëvrasje dhe vdekje tragjike/ Cfarë ndodhi sot në Tiranë, Kurbin dhe Shkodër

Ka rezultuar të jetë një ditë më një bilanc tragjik për Shqipërinë dita e sotme ku 5 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa ngjarje më e rëndë ishte ajo e Kurbinit ku tre të rinj humbën jetën pas një aksidenti tragjik ku makina me të cilën udhëtonin ra në një kanal në fshatin Adriatik.

Juli Margjini që shihni në foton e mëposhtme është 22-vjeçari që drejtonte mjetin ku humbi jetën mesditën e sotme bashkë me dy miqtë e tij, Simon Kaza dhe Bert Marku.

Margjini dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë, kur ka tentuar t’i shmangej një grope duke përfunduar në kanal.

Por aksidenti tragjik me tre të vdekur pasoi një tjetër aksident të rëndë të ndodhur po sot në aksin Milot-Fushë Krujë afër Thumanës. Ku një mjet tip Volksëagen 5’ pa targa me xhama  të errët goditi nga pas një mjet tip ‘Golf 4’ me targë AA 824 TJ.

https://www.youtube.com/watch?v=DoQtFGOfMrs

Si pasojë u plagosën rëndë tre persona që udhëtonin në ‘Golfin 4’ ndër to dhe një femër dhe më lehtë 2 të tjerë që udhëtonin në ‘Golfin 5’.

Të plagosurit janë shoqëruar për në Spitalin e Traumës.

Shkak i aksidentit mendohet shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte ‘Golfi 5’.

Ndërkohë një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua në Tiranë  ku një i ri kreu vetëvrasje. 29-vjeçar me inicialet M.P., ka vendosur t’i japë fund jetës duke u varur në ambientet e banesës ku jetonte me familjen e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shemsie Haka” në kryeqytet.

29-vjeçari është gjetur i varur nga familjarët e tij të cilët janë tronditur kur kanë parë skenën e rëndë. Nuk dihen ende motivet që mund ta kenë çuar të riun drejt aktit fatal.

Gjithashtu sot në mëngjes një 60-vjeçar në Shkodër me iniciale XH.R ka varur veten në banesë ku është gjetur rreth orës 09:20 në fshatin Gruemir Çezme, Malësi e Madhe.

Policia njofton se nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës e bërë nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër

(B.H/Faxweb)

Etiketa: kurbinPergjaket '1 maji'. TiraneShkoder
Pas

”Do iki nga Shqipëria sepse nuk më vlerësojnë”! Këngëtarja shqiptare revoltohet keq ndaj…

Para

Zhvlerësimi i Euros, Zusi lëshon alarmin: Pasojat të njëjta si firmat Piramidale, ja çfarë mund ti ndodhë ekonomisë

Para
Zhvlerësimi i Euros, Zusi lëshon alarmin: Pasojat të njëjta si firmat Piramidale, ja çfarë mund ti ndodhë ekonomisë

Zhvlerësimi i Euros, Zusi lëshon alarmin: Pasojat të njëjta si firmat Piramidale, ja çfarë mund ti ndodhë ekonomisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Po të mos isha unë…”, Trump i bën një paralajmërim kërcënues Putinit

Destinacioni ishte Durrësi, bllokohet anija tregtare në Sardenjë të Italisë: Ishte jashtë standarteve të sigurisë

“Ushtria është në krizë”, raporti auditues jep kritika të forta për mbrojtjen gjermane

Varre të lashta më shumë se 3000 vjeçare zbulohen në Egjipt

PAMJE tmerruese nga Gaza/ Të shtëna me armë zjarri ndërsa mijëra palestinezë dynden në qendrën e shpërndarjes së ndihmave

Matura Shtetërore në prag, 27 mijë të rinj në përgatitjet e fundit, në qershor mbahen 4 testet e detyruara

Vjosa drejt UNESCO-s, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Kosova merr nën kontroll edhe një objekt tjetër në Leposaviç

Administrata Trump kërkon të anulojë kontratat federale me Harvardin me vlerë rreth 100 milionë dollarë

Kandidatja e PD-së në Durrës ankimim në KQZ, pse Ulliri pretendon mandatin e Ndojës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.