Gazeta e njohur gjermane Bild ka nisur publikimin e të tjerave materialeve të përgjimit ku është i përfshirë edhe kryeministri Edi Rama ku dqëgjohet duke biseduar me Arben Keshi.
Rama dëgjohet duke folur në telefon zyrtarin e lartë të administratës ku I kërkon llogari për pritshëritë që kanë për rezultatin zgjedhor në zgjedhjet e 2017-s.
“Përfshirja e krimit të organizuar, shitblerja e votës, intimidimi i votuesve ka qenë një nga fenomenet më të përhapura gjatë zgjedhjeve të fundit paralamentare në 2017-n nga Partia Socialiste e cila është në pushtet. Nga përgjimet e prokurorisë së Krimeve të Rënda, ky fenomen nuk ka qenë vetëm në Durrës por në qarqe të tjera, si dhe në Dibër”, shkruan BILD.
Keshi: He Shefi
Rama: He si duket
Keshi: Jemi brenda pritshmërive
Rama: Mendoj se e keni arritur objektivin
Keshi: Tani bazuar nga të dhënat e komisionereve mendoj se e kemi arritur
Rama: Kështu ee
Keshi: Po po mendoj se po
Rama: Po ata maskarenjtë që po bënin presion mbrëmë e?
Rama: E ça do të të bënin ata të dy
Keshi: Hiç ishin 50 veta, do më bënin presion, të të dëmtonin ty. ai është një legen, Flamur Noka
Rama: Ku ta del ty flamur Noka
Keshi: Ishin 50 veta, rrafën atë çunin dhe menduan se isha dhe unë në makinë. jo se ishte ndonjë gjë e madhe, por ai iku dhe ata nuk e kapën.
Rama: Më mirë kshu, po ti mendon se e kemi realizu objektivin e
Keshi: Po po deshën të më kapnin mua po gjithcka ndodhi në 2 minuta, po u futa nëpër lagje se po më prisnin tek hoteli ku fleja. Për këtu ku jam unë, pak më shumë e pak më pak e kena realizu objektivin, por me sa më thanë komisionerët pritshmëritë janë të mira.
Rama: Komisionerëti i ke pas në top e?
Keshi: Po po, janë shumë të mirë
Rama: Mirë vëllai hajt shnet