Në përgjimin e nëntë të publikuar nag gazeta gjermane, ‘Bild’ janë regjistruar në një bisedë telefonike drejtori i misnistrisë së Brendshëm, Arben Keshi me shefin e Policisë së Kamzës, Sali Skurën.
Sali Skura: O Beni, Sala jam
Arben Keshi: Ho me si je, ca bane?
Sali Skura: Çkemi si e çove, ça po bëhet
Arben Keshi: Ku dimë gjë, mirë duket po ke parasysh, thesi mbyllur.
Sali Skura: Po po po, po si duket situate.
Arben Keshi: Po mirë
Sali Skura: Jo flas nga pjesmarrja si e quan ti
Arben Keshi: Aq sa kanë ardh zakonisht, tek 52 %
Sali Skura: Po si shkon Maqellara
Arben Keshi: Mirë mirë mirë me thanë t’gjithë po të shohim si do të shkojë, është zonë e padëgjueshme kjo.
Sali Skura: E vërtetë
Arben Keshi: A erdhën shumë autobuza mbrëmë
Sali Skura: Jo jo jo, nja shtatë i bllokuam, i futem në pikën e bllokimit, do të tjerë i anullum kështu me miqësi me gjëra
Arben Keshi: Ok,
Sali Skura: Mirë Beni, të përshëndes vëlla, hajt të uroj fitoren
Arben Keshi: Hajt faleminderit
Për të dëgjuar përgjimin kliko këtu