Një përplasje po ndodh në Vlorë midis përmbaruesit dhe familjes së Sokol Muharremit, pasi përmbarimi ka shkuar që ta nxjerrë nga banesa ku jeton prej 50 vitesh.
Familja Muharremi ka mbi 50 vjet që jeton në atë banesë dhe pretendon se është pronare dhe deklaron se e ka blerë atë pronë nga shteti.
Por një ligj i pak viteve më parë për kthimin e banesave tek ish-pronarët ka sjellë edhe problemin me dy familjet.
Një familje nga qyteti i Durrësit ka dalë se është pronare e banesës dhe dyqanit që është poshtë banesës.
Ka një vendim gjykatë që thotë se banesa i takon një familjes nga Durrësi, por Gjykata e Apelit e ka hedhur poshtë këtë vendim dhe e ka çuar në Shkallën e Parë.
Por megjithëse rruga gjyqësore nuk ka përfunduar ende, policia ka shkuar në mbështetje të përmbaruesit të familjes nga Durrësi, për të nxjerrë jashtë banorët.
Familjarët janë gjendur të papërgatitur dhe kanë menduar se çështja do të kthehet për rigjykim në Shkallën e Parë, ndërkohë që nuk pranojnë që të dalin nda banesa.