Urgjenca në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është përmbytur nga uji ditën e sotme. Sic duket qartë në pamjet e mëposhtme, i gjithë korridori dhe pjesa e dyshemesë është përmbytur nga uji dhe sanitarja mundohet të kthejë situatën në normalitet.
Reshjet e dendura të shiut që kanë mbërthyer gjithë vendin ditën e sotme kanë përmbytur dhe Urgjencën e Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”
Pamjet tregojnë qartë se gjithë pjesa e dyshemsë është mbushur nga uji dhe sanitaret mundohen që të normalizojnë situatën
Personi që ka bërë denoncimin pranë JOQ.al bën me dije se kishte shkuar të bënte një eko normale dhe është përballur me këtë situatë.
Ai shkruan: Ne po prisnim për të bërë eko dhe nga salla ku bëheshin operimet kishin plasur ujërat”.
Siç e shikoni dhe vet, pacientët transportohen me barela nga njëri vend në tjetrin, ndërsa mjekët dhe infermieret vijnë vërdallë, me këmbët që u lagen nga ujërat. Ndoshta këto janë arritjet e kësaj qeverie. Bënë atë që s’ishte bërë ndonjëherë në QSUT. Ia plasën ujërat!(M.Q/Faxweb)