Pas operacionit ku u hspëtuan 4 prej anëtarëve të familjes Sadikaj në Ferras, Delta Forcë nuk do të ndërmarrë një tjetër operacion për shpëtimin e 3 anëtarëve të tjerë.
3 prej anëtarëve të familjes janë ende në pritje, në fillim u tha se ata nuk kishin kërkuar të evakuoheshin por djali i Shezai Sadikajt e ka mohuar një gjë të tillë.
“S’ësht e vërtetë që s’duam të evakuohemi”, ka thënë ai, raporton ‘Fax News’.
Ndërkohë që motorbarka që u përdor për shpëtimin e 4 prej anëtarëve të familjes Sadikaj është nxjerrë nga uji për tu riparuar pasi helikat e saj u dëmtuan gjatë operacionit.
Delta Forcë ka arritur të shpëtojë një elektriçist i cili ndodhej në stacionin e Qarrit. Ai u shpreh se uji nuk ishte future në stacion por për të parandaluar ndonjë incident stacioni ishte fikur.
‘Fax Neës’ ka ndjekur gjithë operacionin e kërkim-shpëtimit nga afër ku ka marë dhe falenderimet e personave të shpëtuar por edhe të prefektit të Fierit Baki Bala I cili në një prononcim për gazetaren Klaudja Karabolli u shpreh se situate është nën kontroll.
(B.H/FaxWeb)
Prefekti Baki Bala
Elektriçisti i shpëtuar