Në Indi deri më tani në Indi raportohet 76 persona të vdekur nga përmbytje e rënda të shkaktuara nga musonet.
Po kështu shtetet më të prekura janë Arunakal Pradesh dhe Asam, në verilindje të vendit.
Në Asam, 60 persona kanë vdekur dhe operacionet e shpëtimit janë ngritur që prej fillimit të sezonit të shirave, në prill.
“Mijëra persona janë shpëtuar dhe gjenden aktualisht në 118 kampe urgjence të ngritura nga qeveria”, deklaron një përgjegjës i shërbimeve të sigurisë, Rajib Prakash Barua duke shtuar se pesë lumenj të rëndësishëm në këtë zonë vazhdojnë të jenë në nivele alarmante. (J.V/Shuplaka)