Një aktiviste nga grupi Femen, gra që zakonisht protestojnë topless për shkaqe të ndryshme, u arrestua dje, fajtore për tentativën për të vjedhur Baby Jesus nga skena e lindjes. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në sheshin e Shën Pjetrit, i mbushur plot me pelegrinë dhe turistë.
Aktivistja ukrainase Yana Fedorets ka tentuar të përcjellë edhe një mesazh kundër luftës duke u përpjekur t’i afrohej skenës së lindjes, teksa ekspozonte dy shkrimet në trupin e saj: “Ku është fëmija im” dhe në shpinë “Putin është një kriminel lufte”.
Në atë moment ajo hodhi xhaketën në tokë, hoqi rrobat, duke lënë vetëm pantallonat dhe tentoi të vidhte foshnjën por fatmirësisht dështoi në misionin e saj. 28-vjeçarja u ndalua nga efektivët e Inspektoratit të Vatikanit të pranishëm në shesh dhe u arrestua për rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe akteve të turpshme.