Dy trena të linjës së metrosë janë përplasur gjatë ditës së djeshme, në qytetin e Duisburgut në Gjermani.
Një zyrtar i policisë ka deklaruar se trenat ishin përplasur me njëri-tjetrin kur po kalonin në një tunel, por shkaqet janë ende të paqarta.
Paraprakisht konfirmohet se të plagosurit janë mbi 30, ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë
Menjëherë, një flotë autobusësh u vu në përdorim nga autoritetet vendore, për të transportuar pasagjerët dhe për të shmangur bllokimin e trafikut në orën e pikut.
Fotot dramatike tregojnë pjesë të trenave të shkatërruara, me dëme të dukshme.
Një pasagjer i një prej trenave tha për një gazetë lokale se njerëzit kishin qenë në panik, ndërsa dIsa prej tyre shiheshin duke ‘’fluturuar’’.
(E.K/FAXWEB.AL)