Hakim Islamaj 35 vjeç është arrestuar në flagrancë nga policia pas aksidentit të shënuar një ditë më parë.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme teksa 35-vjeçari po qarkullonte në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës kur përplasi këmbësorin B.R. 49 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore.
Detaje të Policisë Vlorës:
Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: – Hakim Islamaj, 35 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin e tij, pasi ditën e djeshme, ky shtetas duke qarkulluar në lagjen “Partizani” me mjetin tip Benz, në rrugën drejt Spitalit Rajonal, ka aksidentuar këmbësorin B.R., 49 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
(XH.A/SHUPLAKA)