Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Një makinë e drejtuar nga një shtetase 53-vjeçare ka përplasur për vdekje një të moshuar 72 vjeçe, e cila po ecte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 10:30 në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Shkodrës. E moshuara u dërgua në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra gjatë përplasjes nga makina.
Policia e shtetit më pas ka bërë të mundur arrestimin e drejtueses së mjetit A.R., 53 vjeç, shkaktare e aksidentit ku humbi jetën M.Ç., 72 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër
Përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital, arrestohet 53-vjeçarja.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.
Shtetasja M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital.
Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.