Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur nga Elbasani ku ndodhet ditën e sotme për festimet e Ditës së Verës.
Në lidhje me sherrin midis simpatizantëve të PS dhe PD, Lulzim Basha ka deklaruar se është e turpshme nga Kryeministri Rama që vjen në Elbasan i shoqeruar nga bandat.
“Me qetësi, sot është ditë feste, me qetësi. Rama të ketë turp, vjen në qytet i shoqeruar nga bandat. Qytetarët nuk duan dhunë, mezi presin ndryshimin. Pranvera do ta mposhtë dimrin. Dhunën e provokojnë ata që mbajnë peng Elbasanin,” tha Basha.
Një konfrontim fizik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Elbasanit midis mbështetësve të PS-së dhe PD-së, pasi orari i mbërritjes së Ramës dhe Bashës në Elbasan për festën e Ditës së Verës ka qenë pothuajse i njëjtë. Teksa Basha u prit me brohoritje nga mbështetësit e tij, janë dëgjuar edhe thërritjet “Rama ik”. Në fakt kjo thirrje u dëgjua edhe gjatë kalimit të kryeministrit.
(E.H/Faxweb.al)