20:18 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përplasja për emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Ruçit

16:39 | 14/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasja për emërimet në Kushtetuese, Komisioni i Venecias i kthen përgjigje Ruçit

Komisioni i Venecias i ka kthyer sot një përgjigje zyrtare Gramoz Ruçit, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë i cili në cilësinë e detyrës që mban i kishte nisur këtij komisioni 5 pyetje në lidhje me përplasjet KED-Presidencë për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Sekretari i këtij komisionit, Thomas Markert i është përgjigjur Kuvendit po me një letër zyrtare ku bëhet e ditur se kërkesa për opinion mbi 5 pyetjet e këtij institucioni do të merret në shqyrtim në sesionin e marsit të Komisionit të Venecias.

Muajt e fundit të vitit që lamë pas u kthyen në një arenë mes KED dhe Presidencës mbi kompetencat për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Kalimi 30 ditor i afatit të Presidentit për të emëruar kandidatin e tij të dytë për këtë Gjykatë dhe emërimi i Arta Vorspit nga ana e KED, e klasifikuar si e para në listën e pikëzimit degjeneroi në përplasje të fortë mes Ardian Dvoranit dhe Ilir Metës. Ky i fundit në mënyrë demonstrative emëroi dhe thirri për betim Marsida Xhaferllarin. Menjëherë më pas Meta paditi në prokurori Dvoranin për tejkalim të kompetencave ndërsa nuk kurseu dhe akuzat në drejtim të mazhorancës për tentativë të kapjes së drejtësisë.

Komisioni hetimor parlamentar i ngritur për shkarkimin e Metës pas çdekretimit të zgjedhjeve të 30 qershorit menjëherë pas kësaj zgjeroi objektin e hetimit dhe me shkeljen e afateve ligjore të presidentit Meta në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pushuar së ekzistuari prej gati 3 vitesh.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi i nisi në 30 dhjetor të vitit të shkuar një letër Komisionit të Venecias ku i kërkonte mendim për sqarimin e 5 pyetjeve:

Kërkesa
Ndërsa komisioni hetimor vijon punën sipas objektit të hetimit, ka lindur nevoja të kërkohet mendimi i specializuar në lidhje me disa çështje mbi sa parashtrohet më sipër.

Konkretisht, Kuvendi i Shqipërisë do të vlerësonte shumë opinionin e Komisionit të Venecias, si për pyetjet sa më poshtë, ashtu edhe për çdo çështje tjetër që lidhet me rastin në shqyrtim:

1. Emërimi i një gjyqtari kushtetues tej afatit prekluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi a cenon parimin e Gjykatës së krijuar me ligj? Sa e pajtueshme është me konceptin e një “gjykate të caktuar me ligj”, siç parashikohet në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, zgjedhja e një gjyqtari në kundërshtim me procedurën kushtetuese dhe ligjore?
2. A ndikon situata e paraqitur në pyetjen e parë në legjitimitetin e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancitë e shtetasve për një proces të rregullt ligjor? A bie ndesh kjo me opinionin e Komisionit të Venecias të datës, 14.03.2016, për mekanizmat zhbllokues në zgjedhjen dhe emërimin e anëtarëve të organeve kushtetuese?

3. A është në përputhje me standardet më të mira, zbatimi i mekanizmit zhbllokues pas mosveprimit të Presidentit për të emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin kushtetues, si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar gjyqtari kushtetues?
4. A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai/ajo në kuptim të ligjit konsiderohen të emëruar? Në këtë rast, a konsiderohet e cenuar e drejta e një gjyqtari kushtetues të ushtrojë detyrën?
5. Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë? A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

6. Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Etiketa: 5 pyetjegramoz rucikomisioni hetimorkomisioni veneciaSHKARKIMI I METES
Pas

Nga Genc Tafili, te ”UFO-ja” dhe Endrit Dokle/ Kush është gjyqtarja që po liron të fortët nga burgu (Emri+foto)

Para

‘Po i shkruajte më Elgitit tim do të kap prej flokësh’, nxehet Klea Huta: Dalim tek për tek

Para
‘Po i shkruajte më Elgitit tim do të kap prej flokësh’, nxehet Klea Huta: Dalim tek për tek

'Po i shkruajte më Elgitit tim do të kap prej flokësh', nxehet Klea Huta: Dalim tek për tek

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

Sulmi në Kolorado gjatë protestës në mbështetje të Izraelit, Trump: Rezultat i kufijve të hapur të Biden, radikalët e paligjshëm do të depërtohen

Propozimi i presidentit Erdogan: Putin të takohet me Zelenskyn në Turqi, të jetë i pranishëm edhe Trump

11 maji, PD i drejtohet KQZ-së: Mungojnë më shumë se 130 mijë fletë votimi për zgjedhësit brenda vendit!

Zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti kërkon rinumërimin dhe vlerësimin e votave për qarkun e Tiranës

Tarifat doganore të Trump, Shqipëria 7 miliardë lekë eksporte drejt SHBA-së, e furnizon me 3% të materialeve për përpunimin e hekurit

Sulm terrorist në SHBA, tetë persona humbin jetën

Zjarri në rezidencën e kryeministrit britanik, arrestohet i dyshuari i katërt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.