07:06 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përplasjet e Kurtit me SHBA-në, Osmani: Edhe mes miqve e familjes ka mosmarrëveshje

07:40 | 08/06/2023
në Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përplasjet e Kurtit me SHBA-në, Osmani: Edhe mes miqve e familjes ka mosmarrëveshje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjtaë një intervistë relativisht të gjatë me “Reuters”, ka folur mes të tjerash edhe për situatën e fundit në veri të Kosovës. Në këtë intervistë, Osmani u tregua e ashpër me homologun e saj serb, Aleksandar Vuçiq, të cilin e takoi javën e kaluar gjatë një samiti në Moldavi.

Përveç takimit me Vuçiqin, zonja Osmani u pyet edhe për qasjen e Kurtit rreth veriut dhe nëse ka ndonjë gjë me të cilën nuk pajtohet. Ajo nuk u përgjigjë direkt, duke e tejkaluar thelbin e pyetjes.

“Tani, edhe kryeministri Kurti, edhe unë dhe liderët e tjerë të institucioneve, në fakt, besojmë që Kosova ka qenë shumë bashkëpunuese në shumë fronte, dhe unë dua t’i japë disa shembuj, të cilat qenë të mirëkuptuara. Zgjedhjet nuk u shkaktuan nga ne, zgjedhjet e jashtëzakonshme ndodhën sepse Vuçiqi i detyroi katër kryetarët të dorëhiqen. Kur i detyroi të dorëhiqen, Kushtetuta jonë dhe obligimet tona ligjore kërkonim për të shpallur zgjedhjet” – deklaroi zonja Osmani, duke treguar se Kosova e shtyu procesin e regjistrimit të kandidatëve serbë.

Por, moderatorja insistoi, duke e përsëritur pyetjen sërish.

“Pyetja është e thjeshtë: a është veriu pjesë e Republiëks së Kosovës? Përgjigja është po dhe kështu do të mbetet. Sigurisht, as kryeministri Kurti, as unë dhe askush në Republikën e Kosovës nuk ka autoritetin kushtetues për t’i thënë një oficierit policor mos e mbrojë një qytetar civil që ka autoritetin e plotë nga ligji për të hyrë në një objekt të Republikës së Kosovës. Ne jemi duke folur për sovranitetin e vendit mbi pronën e tij” – deklaroi ajo.

Pas kësaj deklarate, ndërhyri gazetarja, e cila e pyeti se si do t’i qasej problemit në veri.

“Tani nuk dua të flas për të kaluarën, për të qenë e sinqertë. Dua të flas se si do t’i qasemi për të gjetur një zgjidhje përpara dhe dua të theksoj që zgjidhja drejt veprimeve tona të qëndrueshme, po ashtu varet nga të siguruarit që aleancat me ShBA-në dhe BE-në janë të forta. Unë besoj që të punuarit bashkë me aleatët tanë është fuqi, nuk është dobësi.”– shtoi zonja Osmani.

Shefja e shtetit u pyet nëse duhet Policia e Kosovës të largohet nga veriu.

“Policia e Kosovës ka të drejtë për të qenë kudo, në secilën pjesë të territorit të Kosovës, ku do që e shohin të nevojshme bazuar në vlerësimet e tyre të sigurisë. Kështu vlerësimet e sigurisë ëshë puna e profesionistëve brenda institucioneve të sigurisë. Nëse vlerësimet e sigurisë së tyre është që të jenë në një objekt të veçantë përderisa është në territorin e Kosovës, do të jeni aty. ” – vlerësoi Osmani.

Pas

Auditimet e 4-mujorit 2023-it, KLSH zbulon 20 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parasë publike

Para

E rëndë në Romë, babai polic harron në makinë foshnjën 11-muajshe, gjendet e vdekur disa orë më pas nga e ëma

Para
E rëndë në Romë, babai polic harron në makinë foshnjën 11-muajshe, gjendet e vdekur disa orë më pas nga e ëma

E rëndë në Romë, babai polic harron në makinë foshnjën 11-muajshe, gjendet e vdekur disa orë më pas nga e ëma

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.