Këshillat Studentor, në një deklaratë për mediat, kanë reaguar pas incidentit të ndodhur në protestë, ku studentët nuk lejuan pedagogun Jani Markaj që të fliste.
Këshilli studentor distancohet nga dhuna, ndërsa shton se Markaj u largua nga studentet pasi është pjesë e “Organizatës Politike”, që sipas tyre, ka disa ditë që tentojnë të politizojë protestën.
Këshilli Studentor shprehet se kërkon plotësimin e kushteve të studenteve dhe asnjë ndikim politik.
“Këshilli Studentor distancohet nga dhuna dhe sqaron: Jani Marka , i cili është pedagog por është edhe anëtar i Organizatës Politike, organizatë me orientim politik neo komunist, u largua nga studentët për arsye se ka disa ditë që tentojnë të politizojnë protestën. Ne jemi kundër përfshirjes së partive politike në këtë protestë. Ne duam plotësimin e kushteve tona dhe sduam asnjë ndikim. Kërkesat e studentëve janë të qarta. E përsërisim edhe njëherë që ne distancohemi nga cdo përdorim i dhunës dhe thirrjeve për dhunë. Faleminderit”, thuhet në deklaratë.