Me reshjet intensive të shiut, përroi i Zaranikës në Elbasan ka pësuar fryerje dhe një pjesë e argjinaturës mbrojtëse është dëmtuar . Partia Demokratike në Elbasan bashkë me deputetin Luçiano Boçi në një prononcim për mediat kanë reaguar në lidhje me situatën e krijuar.
“Është një gjendje që vazhdon të përsëritet sa herë ka shira, zakonisht në pranverë dhe në dimër, dhe këtu ballafaqohemi me një tjetër grabitje të vjedhjeve të taksave të qytetarëve elbasanas. Bashkia pretendon se ka bërë investime dhe siç shihet investimi nuk vlen pasi banorët kanë rrezikuar shtëpitë, ndërtesat dhe jetën e tyre”-u shpreh kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi.
“Duhet të ishte këtu sot Shtabi i Emergjencës, Prefektuara dhe i gjithë pushteti lokal në këmbë që banorët të ndjehen të mbështetur dhe jo të rrezikuar për jetën e tyre”, – thekson ndër të tjera Boçi.