Një incident është shënuar së fundmi në një KZAZ në Elbasan. Mësohet se në KZAZ-në me numër 87, është kërkuar që të ndërhyjnë forcat e policisë për të qetësuar situatën.
Shkak është bërë futja e disa personave të paautorizuar brenda ambienteve të KZAZ-së. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë për t’i nxjerrë jashtë sipas kërkesës së numëruesve.
Raportohet se gjatë ndërhyrjes nuk ka patur probleme mes policisë dhe personave që u larguan nga ana e policisë nga ambientet e VNV-së.
(XH.A/SHUPLAKA)