Dritan Kaba është kërcënuar nga ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja. Sipas Kabës, Beqja i ka thënë në telefon me ton të lartë: ”Do të zhduk! Do ta shohësh ti”.
Më tej Kaba ka treguar edhe momentin ku ka marrë kërcënimin në telefon dhe njëkohësisht ka publikuar edhe tabulatin, ku tregohet telefonata e ardhur nga ish-ministri. Ai tregon më tej se vetëm pas disa sekondash kuptoi se nga ana tjetër e telefonit ai që fliste ishte Ilir Beqja.
Pasi sipas tij ish-ministri i kishte mbyllur telefonin pas kërcënimit Kaba i ka dëguar një sms me tekst: “Këto kërcënimet në telefon nuk ndikojnë fare tek unë, e ke gabim shumë të madh këtë që bëre, nuk jam nga ata që trembem, bëre gabim të madh shumë.”
Por ndaj këtij lajmi janë solidarizuar edhe një sërë figurash të njohura me Kabën.
REAGIMET:
Ilir Kulla: E kishte berberin afer kur te kercenoi o Dit ?
Andis Harasani: Tallesh ti? te ka marre me te vertete?
Dritan Zagani: Ti i ke tregu vendin fiks…po kupto vall Beqo nga keto…ati i duket vetja i madh si shefi(nga gjatesia)pamvarsisht se te dy jane si kallami,bosh nga brenda.
Përparim Kabo: Në nje shoqeri qe politika trembet nga mendimi, problemi nuk eshte i mendimit por i politikes…
(J.V/SHUPLAKA)