Kreu i grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, është shprehur kundër ligjit për mbetjet. Në fjalën e tij në Kuvend një ditë më parë, Vasili është shprehur se në foltoren ku po fliste ai janë bërë shumë debate lidhur me këtë temë, mirëpo në fund çështja do t’i mbetet drejtësisë për t’u ndjekur.
Sakaq, Vasili ka paralajmëruar se palët e interesuara do të bëjnë shumë zhurmë në javët dhe muajt në vazhdim, për ta parandaluar importin e plehrave.
“Po në këtë foltore është mbrojtur me zjarr që të fshiheshin plehrat, most ë vinin këtu në shqipëri. Po në këtë foltore po me shumë zjarr, kjo foltore këtu ka ngrënë grushta e pëllëmba për të bindur edhe njërën edhe tjetrën, duke vënë kushtet e një paradoksi antagonist, të pakuptueshëm , të pashpjegueshëm po me një motiv të fortë. Cili është ai motiv? Është një motiv i pisët, i shëmtuar. Është një motiv për të cilin janë shumë më të interesuar dhe e ndjekin me vëmendje vende mike, shërbime partnere, të cilët sigurisht në javët e muajt në vijim, do bëjnë që këtu të ketë lajme dhe ngjarje, që do na duken shumë të vogla diskutimet e sotme, me natyrë shumë të forta.
Ashtu sikurse do ketë ngjarje që do të bëhen për llogari emrash të rëndësishëm nga offshore të largët, të prodhuar nga plehra apo jo, të lidhur me mekanizma vendesh fqinja apo jo, të cilat do kenë përgjigje shumë të rëndësishme, të cilat nuk do kemi vend t’u bëjmë diskutime me demagogji as politike e elektrorali por do jetë domen i drejtësisë për t’i ndjekur.”, tha Vasili. (D.D/Shuplaka)
https://www.youtube.com/watch?v=aX5GyfQs3i0&feature=youtu.be