18:05 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Petro Koçi përfshihet në debatin mes Agron Tufës dhe Spartak Brahos: Loja e tij djallëzi politike përçarëse

13:25 | 23/04/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koçi: Dorëheqja nga mandati e Tahirit ishte shembullore. Tashmë nuk ka bir nëne që…

Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Agron Tufa po përpiqet të bëjë ndaj Lëvizjes Antifashiste Nacional Çlirimtare, atë që u përpoq të bënte Dick Marty ndaj UÇK.

Sipas Koçit LANC ishte një zgjedhje politike dhe ushtarake e mençur dhe dinjitoze duke shtuar se “Me sytë e urrejtjes se sotme, për interesa politike të ditës, nuk gjykon dot me mendje të kthjellët. Përndryshe loja e Tufës është një djallëzi politike përçarëse!”.

Zyrtari i qeverisë shkon më tej me deklaratat e tij e majta është distancuar nga diktatura ndërkohë që sipas tij, e djathta nuk e ka bërë ende diçka të tillë nga kolaboracionizmi pro nazifashist!

Reagimi i plotë:

Ate qe u perpoq te bente Dick Marty ndaj UCK se, po perpiqet te beje Agron Tufa ndaj LANC!

Megjithe respektin per cdo te persekutuar politik, por ti marre te keqen!

Mjafton te krahasosh parrullat e kohes se luftes qe te kuptosh se kush qe per bashkim kunder pushtuesit e kush qe per percarje! “Vdekje fashizmit, Liri Popullit” nga njera ane dhe “Shqiperi e shqiptareve, Vdekje  tradhetareve” ne krahun tjeter.
LANC ishte nje zgjedhje politike dhe ushtarake e mencur dhe dinjitoze!
Me syte e urrejtjes se sotme, per interesa politike te dites, nuk gjykon dot me mendje te kthjellet.
Perndryshe loja e Tufes eshte nje djallezi politike percarese!
Tradhetaret nuk behen dot nacionaliste!
Clirimtaret jane krenaria jone kombetare!
Na rreshtuan me fitimtaret!
Pinjollet e bashkepunetoreve te nazifashizmit te kerkojne falje!
E majta eshte distancuar qartazi nga DIKTATURA!
E djathta nuk eshte distancuar akoma nga KOLABORACIONIZMI pro nazifashist!
Shqiptaret jane dhe do te mbeten antifashiste!
Nuk u turperuan dot gjate Luftes II dhe nuk i turperon dot askush!
As sot!

Agron Tufa drejton Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, dhe ditët e fundit ka denoncuar vazhdimisht me emra, personat të cilët kanë marrë vendime çnjerëzore gjatë luftës dhe periudhës komuniste.

Lista me 265 emra, si pjesë e “personave përgjegjës për krimet e Luftës”, publikuar në librin “Krimet e komunistëve”, mes tyre edhe Spartak Braho aktualisht deputet Partisë Sociliste i cili kërkoi edhe shkarkimin e Tufës

Në libër bëhen përgjegjës të gjithë drejtuesit e formacioneve partizane për krimet që janë kryer gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: agron tufapetro kocispartak braho
Pas

Faxweb zbardh autopsinë e 25-vjeçares në Elbasan: Çfarë e shkaktoi vdekjen e të resë

Para

Arrestohet për lidhje me terrorizmin, kush është 28-vjeçari shqiptar që pritet të ekstradohet në Itali (Emri+Video)

Para
Arrestohet për lidhje me terrorizmin, kush është 28-vjeçari shqiptar që pritet të ekstradohet në Itali (Emri+Video)

Arrestohet për lidhje me terrorizmin, kush është 28-vjeçari shqiptar që pritet të ekstradohet në Itali (Emri+Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump i sëmurë? Publikohen fotot me këmbë të fryra dhe dora me fondatinë

Trump pret kryeministrin e Katarit në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar armëpushimin në Gaza

Adriatik Lapaj shpërthen pas zgjedhjeve: Është angazhuar gjithë këneta për të mos më lejuar në Kuvend

Pjesë e organizatës kriminale, shqiptari i kërkuar kapet në Kroaci për llogari të Italisë. 42 persona nën hetim

LDK dorëzon kallëzim penal për Qeverinë Kurti: Çdo vendim i marrë pas 27 marsit është i paligjshëm

Vizita në Vlorë/ Rama largohet me helikopter, qëndroi disa orë te vilat qeveritare

Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës që kanë legalizuar ndërtime në hapësira publike: Do anulohen lejet

Një ditë pasi zjarrfikësit arritën të vendosnin nën kontroll zjarrin në Drenovë të Mallakastrës, vatra është aktivizuar sërish

Rrëmbehet një aeroplan në Kanada, aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit “paralizohet” për një orë

7-vjeçarja humbi jetën pasi u përplas nga skafi, shpallen të pafajshëm 5 efektivët e akuzuar për shpërdorim detyre

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.