Një pistë e re ka dalë në dritë ditën e sotme për sa i përket ekzekutimit të oficerit të krimeve në qarkun Lezhë, Saimir Hoxha.
Sipas burimeve bëhet me dije se autori Aldo Rama dyshohet se shoqerohej me Xhuljo Vokrrin, i riu i cili në datë 17 shtator ka plagosur me armë zjarri shtetasin Paolo Bushi.
Ditën e sotme, Policia kishte shkuar për t’i dhënë fund arratisë së Xhuljo Vokrrit, mirëpo kanë hasur në një rezistencë të shokut të tij, 21 vjeçarit Aldo Rama, sipas burimeve nga Policia.
Nuk është ende e qartë si ka ndodhur përplasja mes policit dhe autorit të ngjajrjes, por ky i fundit ka qëlluar me një plumb në zemër 44 vjecarin me detyrë oficer i krimeve.
Plumbi ishte fatal për oficerin e policisë, i cili është baba i dy fëmijëve. Ndërkohë forcat RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën ku ndodhi krimi si edhe një vilë 3 katëshe ku dyshohet se fshihet autori.
Autori mendohet se është ende i aramatosur dhe refuzon të dorëzohet, ndërkohë snajperë janë pozicionuar rreth vilës ku dyshohet se fshihet. Nje helikopter patrullon në zonë, ndërkohe kontrollet vazhdojnë dhe me dron.
Një ngjarje e rendë tronditi qytetin e Lezhës mëngjesin e kësaj të marte. Oficeri i policisë, Saimir Hoxha u vra me një plumb në zemër në krye të detyrës, duke vënë në pah krimin i cili tashmë nuk kursen më as policinë e shtetit.
Fillimisht u dyshua se policia kishte shkuar për të zbuluar parcela me hashash, por tashmë një pistë e dytë doli në dritë, ajo që autori shoqerohej me Xhuljo Vokrrin. Vetë Aldo Rama njihet si person me precedent penal, ndonëse ishte vetëm 21 vjeç. Ai më parë është hetuar për lëndë narkotike apo kërcënime.
(E.H/Faxweb.al)