49-vjeçari me inicialet B.S ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, qytetarin me inicialet A.B.
Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, qytetari me inicialet G.B.
Ngjarja ka ndodhur pas pas një konflikti për motive të dobëta.
Sakaq, policia ka shpallur në kërkim 49-vjeçarin.
Njoftimi i Policisë: Tropojë/Informacion paraprak
Plagosi me armë zjarri 2 shtetas (njëri prej tyre kalimtar), pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e tij.
Rreth orës 20:10, në Bajram Curri, në oborrin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. S., 49 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë, në këmbë, shtetasin A. B.
Si pasojë e të shtënave, është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetën, edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. B.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, është rrethuar zona, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe çdo provë tjetër që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë të ngjarjes.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
Lexo edhe:
Të shtëna me armë zjarri në Tropojë, dyshohet për të plagosur