Sulmi në xhaminë ‘Dine Hoxha’ nuk është i pari i Rudolf Nikollit, pasi para një muaji më datën 11 mars, 34-vjeçari ka sulmuar me thikë një person.
Rreth një muaj më parë Rudolf Nikolli plagosi me thikë Robert Kurtin 32-vjeç në terminalin e autobusave të veriut. Atë kohë, Nikolli u shpall në kërkim, por mesa duket arrestimi i 34-vjeçarit ka qënë një sfidë më vete për policinë.
Ndërkohë sulmi në xhaminë ‘Dine Hoxha’ është i dyti nga Nikolli dhe ende nuk dihen motivet e këtij sulmi i cilësuar si terrorist.
(R.G/Faxweb.al)