Policia zbardh detajet për plagosjen e 38-vjeçarit nga Korça, i cili u qëllua me armë zjarri në banesën e tij.
Mësohet se i plagosuri quhet Vasil Firaj dhe banon në fshatin Bulgarec.
Sipas policisë, Firaj ka qenë brenda në banesë, ndërsa autori ka qëllluar prej jashtë. Por pavarësisht kësaj, plumbi ka arritur ta kapë të zotin e shtëpisë në dorë.
“Më datë 19.01.2017, rreth orës 20.20, jemi njoftuar se në fshatin Bulgarec, një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të banesës së shtetasit V.F, rreth 38 vjeç, ku për pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur.
Në vendngjarje, u dërguan menjëherë shërbimet e Policisë dhe u bë transportimi për në Spital i shtetasit V.F, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mësohet se bardhë e blutë janë lajmëruar nga një fqinj i Firajt dhe menjëherë pas telefonatës së tij, kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)