Emisioni “ Stop”, në Tv Klan ka trajtuar çështjen e të moshuarës Hanishe Vladi, të cilës i ishte vjedhur pensioni prej 19 muajsh sepse ajo ishte jashtë vendit.
E moshuara tregon se kishte autorizuar që pensioni t’i vinte në Kamëz.
Kështu pasi ishte kthyer në Shqipëri në dhjetor 2016, ishte paraqitur në zyrat e postës shqptarë për të tërhequr pensionet e prapambetura.
Por aty i është thënë së pensioni i 10 muajve ishte në gjendje ndërsa 9 muaj e tjerë ishin tërhequr dhe se postieri që ia kishte lënë detyrën për ta mbyllur këtë punë kishte vdekur.
“ Jam Hanishe Vladi, jam 75 vjeçe. Në qershor të 2015-s kam ikur në Gjermani dhe jam kthyer në dhjetor të 2016-s. Shkova të marr pensionin dhe ma kishin marrë. Për të marrë pensionin kasha autorizuar një postier që ta sillte në shtëpi. Kur ika në Gjermani i thashë portierit që të më mbylte pensionin, Ai më tah që do ta mbyll dhe për tre vjet e ke aty”, shprehet e moshuara
INTERVISTA:
Sa qëndrove ti në Gjermani?
Qëndrova 19 muaj.
Pastaj vjen për të tërhequr pensionin?
Po vij edhe të tërheq pensionin dhe më thanë që 9 muaj t’i kanë marrë dhe 10 muaj i ke këtu.
Kush t’i ka marrë?
Nuk e di kush ma ka marrë pensionin. Ose postieri ose posta.
Gazetarja e “STOP” është paraqitur te Zyra Postare numër 11, për të mësuar se çfarë ka ndodhur me pensionin e Hanishe Vladit.
BISEDA:
Gazetarja: Zonjës nga 19 muaj i kanë tërhequr pensionin dhe nga këto 9 muaj ia kanë marrë. Kush i ka tërhequr sepse unë këtu kam disa fletë nga posta juaj, por që kanë tre nënshkrime të ndryshme, pra nuk më korespondon asnjëra me tjetrën. Këtu kuptoj që është një tjetër firmë, pra firmat janë të ndryshme nga njëra–tjetra. Mund të më ktheni një përgjigje?
Përgjegjësja e zyrës postare: E kemi sqaruar, i kemi disponuar dokumentet. Kjo është detyra ime si kryetare zyre. Në lidhje me pensionin e ka tërhequr kush nuk e ka tërhequr apo kush e ka firmosur, nuk është përgjegjësi e imja. Unë kam të drejtë t’i jap postierit mandatet, me zarfin me lekë, i çon në shtëpi dhe në fund të ditës më kthen borderotë e firmosura ose jo. Nëqoftëse janë të pafirmosura i kthen mbrapsht, nëse janë të firmosura janë tërhequr lekët nga pensionisti. Jam unë, është arkëtarja, është postieri pastaj në momentin që firmos postieri përgjegjësia bie mbi të.
Gazetarja: Po si do t’i zgjidhet zonjës kjo gjë? Si do t’i marri ato 9 muaj që i kanë humbur? Cila është procedura? Ju si postë dilni jashtë përgjegjësive?
Përgjegjësja e zyrës postare: Po normal. Mua postieri nuk më ka thënë që zonja nuk jeton në Shqipëri.
Hanishe Vladi: Ju nuk keni të drejtë të mbyllni pensionin pa autorizim.
Përgjegjësja e zyrës postare: Autorizimet nuk i kam unë se nuk e tërheq pension këtu, po ju vjen në shtëpi. Unë ia jap postierit dhe është përgjegjësia e tij më pas.
Gazetarja: Po ku të drejtohet zonja?
Të marrë një avokat, t’i shikojë dhe të studiojë verifikimin e firmave. Në momentin që do të më kërkoni dokumente unë jam e disponueshme t’ia jap.”
Ndërkohë, Drejtorja e Shërbimit Financiar në Postë Arta Pelivani, thotë se procedura është e rregullt, por duhet provuar, se kush ka tërhequr paratë në emër të zonjës.
“Sapo u njoha me rastin në fjalë Drejtoria e Shërbimeve ngriti grupin e punës dhe e çoi në Zyrën Postare numër 11, ku u mor me verifikimin e situatës. Nga verifikimet e bëra rezultoi që mandat – pagesa është e firmosur, por se kush e ka firmosur këtë mandat ne sot pasi nuk kemi edhe palën tjetër, që është shpërndarësi, i cili ka ndërruar jetë para dy muajve, nuk e vërtetojmë dot. Do jenë organet kompetente që do të vendosin për këtë mandat. Nëqoftëse rezulton që mandati nuk është firmosur nga zonja atëherë Drejtoria e Shërbimeve do të bëj kompensimin e plotë të pensionit për periudhën që zonja pretendon që nuk e ka marrë.”, tha Pelivani. (K.P/Shuplaka)