Dy të afërm të personit që u plagos ditën e sotme në Mamurras, Nikoll Vorfi, janë arrestuar teksa gjendeshin në spitalin e Traumës ku janë dërguar 3 të plagosurit pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme në Mamurras.
Behet fjale per Alfred Prengën dhe Gjon Fufin, të afërm të Nikoll Vorfit që u konfliktua ditën e sotme me punonjës të Policisë.
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë u shënua në qytetin e Mamurrasit, në të cilën u përfshinë 3 efektivë të policisë dhe shtetasi Nikoll Vorfi.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, efektivi David Magani është ai që është përplasur me Nikoll Vorfin dhe më pas ka nxjerrë armën duke plagosur Vorfin por edhe dy kolegët e tij, Flamur Lleja dhe Ilir Zeka. Ky ishte reagimi zyrtar i Policisë disa orë pas ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)