03:48 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, dëshmia e 30-vjeçarit: Nuk kam konflikte me asnjë

11:50 | 11/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja me armë zjarri në Shkodër, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori, dëshmia e 30-vjeçarit: Nuk kam konflikte me asnjë

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes së Ndue Prekës, më 9 qershorit në lagjen “Mark Lula”. Efektivët pas hetimeve të zhvilluara pas plagosjes së 30-vjeçarit kanë arritur që të zbulojnë identitetin e autorit të dyshuar i cili është Klodian Guraleci që mban edhe mbiemrin e ndryshuar Krasniqi. Klodian Guraleci është nga fshati Toplanë i njësisë Temal të bashkisë Vau Dejës ndërsa policia ka arritur që ta identifikojë pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe informacioneve të marra në rrugë operative.

Dyshohet se mes tyre ka patur një konflikt të mëparshëm që ka sjellë këtë ngjarje. Menjëherë pas plagosjes së 30-vjeçarit Ndue Preka rreth orës 22:30 të 9 qershorit në periferi të Shkodrës, policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet paraprake duke arritur që të zbulojë autorin e dyshuar Klodian Guraleci. Preka ndodhej në lagjen “Mark Lula” kur papritur dyshohet se autori i dyshuar Guraleci është afruar dhe ka qëlluar ndaj tij disa me armë zjarri pistoletë. Një prej plumbave e ka kapur në këmbë 30-vjeçarin duke i dëmtuar gishtin ndërsa dy plumba të tjerë goditën një automjet që ishte i parkuar dhe brenda tij nuk ndodhej askush.

I plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës ndërsa pas pak orësh doli nga spitali duke qenë jashtë rrezikut për jetën dhe u shoqërua në komisariatin e policisë për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes. Preka nuk ka pranuar të tregojë se kush është autori që e qëlloi me armë zjarri duke thënë se nuk ka arritur që ta njohë.

Pas

Kurti: Problemin e kemi me Beogradin, jo me serbët e Kosovës

Para

Kërkesa e Kasos për vulën e PD-së/ Trupa gjykuese tërhiqet për vendim, a do të përjashtohet Alibeaj nga procesi

Para
Kërkesa e Kasos për vulën e PD-së/ Trupa gjykuese tërhiqet për vendim, a do të përjashtohet Alibeaj nga procesi

Kërkesa e Kasos për vulën e PD-së/ Trupa gjykuese tërhiqet për vendim, a do të përjashtohet Alibeaj nga procesi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.