Pas plagosjes me armë zjarri të një 67-vjeçareje në qytetin e Elbasanit, policia ka zbardhur detajet.
E moshuara dyshohet të jetë plagosur aksidentalisht, teksa ajo kalonte rrugën në lagjen “5 Maji” gjatë mesditës së sotme.
Mësohet se forcat e policisë kanë bërë të mundurt identifikimin e autorit, megjithatë për momentin nuk e bëjnë të ditur emrin e tij, që të mos pengohet procesi i hetimit.
Sipas raportimeve, kanë qenë banorët të cilët pasi kanë kanë dëgjuar disa të shtëna, e kanë gjetur të moshuarën të mbuluar me gjak.
Besihane Doçi është qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa i janë dëmtuar organet jetësore. Ajo u dërgua me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në cilësinë e dëshmitarit të paktën 15 persona që dyshohet se kanë parë personat që po konfliktoheshin ose që mund të kenë dijeni për shkaqet e sherrit mes tyre.
Ndërkohë mësohet se ajo do dërgohet për një ndërhyrje të specializuar në QSUT. (D.D/Shupalaka)