04:35 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Plagosja në ish-Bllok e biznesmenit, zbardhet dëshmia e tij në polici

11:08 | 16/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Plagosja e djeshme në ish-Bllok, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Policia e Tiranës shoqëroi disa persona të dyshuar për plagosjen e biznesmenit Artur Aligjoni në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë, por ende nuk ka asnjë autor të ndaluar. 

Të shoqëruarit kanë mohuar përfshirjen në ngjarje, duke dhënë alibi të ndryshme, por, nga ana tjetër, ka qenë edhe vetë i plagosuri që me dëshminë e tij ka bërë që asnjëri prej të dyshuarve të mos mbahej në qeli. Pronari dhe menaxheri i disa lokaleve ka dëshmuar para oficerëve të Policisë, por nuk ka bashkëpunuar, duke u shprehur se nuk e di kush e ka qëlluar me armë.

Ndërsa i pyetur konkretisht rreth problemeve që ai ka pasur disa muaj më parë me shtetasin Halim Hysa, i cili po ashtu u plagos shtatorin e vitit të kaluar, 41-vjeçari e ka përjashtuar nga kjo histori, shkruan një e përditshme.

Aligjoni ka deklaruar se nuk ka më asnjë konflikt me 33-vjeçarin Hysa, duke thënë se problemet mes tyre janë sheshuar. Në këto kushte, por edhe duke mos pasur asnjë provë konkrete për të mbajtur të ndaluar 5 personat e shoqëruar, Policia është detyruar t’i lirojë pasi u ka marrë deklarimet. Nga ana tjetër, të njëjtin version si i plagosuri ka dhënë edhe shtetasi Halim Hysa, pronar e instruktor i një palestre në zonën e Institutit, në Kodër Kamzë.

Si Aligjoni, edhe Hysa nuk pati bashkëpunuar me Policinë shtatorin e vitit të kaluar, kur u qëllua me thikë nga 4 persona, duke pretenduar se nuk njihte asnjërin prej tyre. Në atë kohë Aligjoni u ndalua, por për shkak se plagosja ishte e lehtë dhe personi nuk pati probleme për jetën, i dyshuari u hetua në gjendje të lirë. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: biznesmenideshmoa
Pas

Treni serb në Kosovë, KFOR: Të dyja palët të vetëpërmbahen, gati të ndërhyjmë

Para

Iu ofroi policëve të Rrugores 3.000 lekë të rinj që të mos gjobisnin shoferin e dehur, arrestohet pasagjeri

Para
Iu ofroi policëve të Rrugores 3.000 lekë të rinj që të mos gjobisnin shoferin e dehur, arrestohet pasagjeri

Iu ofroi policëve të Rrugores 3.000 lekë të rinj që të mos gjobisnin shoferin e dehur, arrestohet pasagjeri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kreu i SPAK, Altin Dumani ndjek sfidën Shqipëri-Serbi live në “Arena Kombëtare”

Rey Manaj gabon penalltinë në fundin e pjesës së parë, Shqipëri 0-0 Serbi në Tiranë!

Bie nga kati i 6 i pallatit humbet jetën 14-vjeçari në Yzberisht

TENSION I LARTË/ “Mos hidhni objekte në fushë” – thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.