Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ndërsa policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e ngjarjes.
Si pasojë e një konflikti për motive të dobëta në rrugën “Ali Baushi” ka mbetur i plagosur shtetasi S.K 37-vjeç, ndërsa është arrestuar bashkëmoshatari i tij, me inicialet O.H.
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Plagos me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 4, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– O. H., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Ali Baushi” pas një konflikti për motive të dobëta ky shtetas ka goditur me mjet prerës në trup shtetasin S. K., 37 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” në ngarkim të shtetasit O. H.
(E.K/Faxweb.al)