09:11 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Plasin anonimet, kush janë nismëtarët e “Deklaratës” numër 3 kundër Bashës në PD?!

12:08 | 29/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Plasin anonimet, kush janë nismëtarët e “Deklaratës” numër 3 kundër Bashës në PD?!

Që prej humbjes së zgjedhjeve të së dielës në PD ka pasur disa grupime që kanë kërkuar largimin e kreut të kësaj partie Lulzim Basha.

Njëri pas tjetrit figura të kësaj partie kanë shprehur qëndrimet kundër Bashës. Ndërsa dje një deklaratë e tretë në anonimitet të plotë për nënshkruesit është publikuar në media. 

Kujtojmë që pas publikimit të këtyre deklaratave 3 personazhe Jamarber Malltezi, Ledina Aliolli dhe Tomor Alizoti u terhoqën nga ajo që u quajt deklarata nr.2.

Kështu deri  në zgjedhjet e 22 Korrikut na mbetet të presim emra të tjerë që do të dalin kundra Bashës.

DEKLARATA 3:

Tirane, më 28.06.2017

Deklaratë

Ne anëtarë përfaqësues politikë të dy deklaratave të djeshme që kërkuam dorëheqjen e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe hapjen e një procesi transparent, të drejtë dhe të paansshëm zgjedhor brenda partisë, nisur nga zhvillimet e fundit deklarojmë se:
1-Vetëm dorëheqja e menjëhershme e kryetarit Lulzim Basha, është kushti i parë për të shkruar drejt një procesi gjithëpërfshirës analize për të nxjerrë shkaqet e humbjes fatale dhe mungesës së mbi 200 mijë votave të demokratëve në zgjedhjet e 25 qershorit. E konsiderojmë të pamoralshëm, antistatutor dhe të pambështetur në asnjë traditë europiane fshehjen e përgjegjësisë së kryetarit Basha, pas aktit qesharak të “vetëngrirjes”. Nuk ka asnjë nen të librit të rregullave të Partisë Demokratike, ku mbështetët vendimi i Lulzim Bashës, i cili flet për delegim të funksioneve organizative, që nuk ia atribuon statuti, tek dy nënkryetarët e tij.

2-Akti i shpalljes së hapjes së procesit të zgjedhjeve dhe analizave për zgjedhje nga ana e dy nën kryetarëve (për habi mungon firma e Sekretarit të Përgjithshëm), është uzurpim i kompetencave që nuk ia atribuan Statuti as Kryetarit, as Nënkryetarëve apo Sekretarit të Përgjitshëm, por Kryesië së PD (Neni 40 pika 2) si për datën e zgjedhjeve ashtu dhe të procedurave të zgjedhjeve e të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (Neni 46 i Statutit). I gjithë procesi nxirret që në fillim jashtë normave dhe përcaktimeve statutore duke e bërë atë jo transparent dhe të manipulueshëm. Dorëheqja e kryetarit Lulzim Basha, është e vetmja mundësi për të ndërprerë procesin antistatutor mbi të cilin po organizohen zgjedhjet dhe për të rikthyer besushmërinë jetike tek ai. Përndryshe Zoti Lulzim Basha mbetet përgjegjësi i vetëm i shkatërrimit përfundimtar të PD.
Interesi eshte garantimi i gares se lire dhe te ndershme per te mundesuar bashkimin dhe jo percarjen e PD. Doreheqja kerkohet per kushte te barabarte gare per gjithe kandidatet. Ne perputhje me Statutin kerkohet mbledhja e kryesise qe te vendose per hapat e metejshem, perfshi mbledhjen e keshillit kombetar, reflektimin e disfates dhe organizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. Zgjedhjet e organizuara me urgjence rrezikojne percarjen e PD dhe jo afirmimin e saj si forum i mendimit te lire dhe bashkepunuese.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deklarata 3deklarata numer 3PD
Pas

Lëviznin me armë pa leje në brez, arrestohen dy të rinj në Shkodër

Para

Do mahniteni nga vajza e deputetes, shfaqet sensuale dhe rrëzëllitëse në mbrëmjen e Maturës (FOTOT)

Para
Do mahniteni nga vajza e deputetes, shfaqet sensuale dhe rrëzëllitëse në mbrëmjen e Maturës (FOTOT)

Do mahniteni nga vajza e deputetes, shfaqet sensuale dhe rrëzëllitëse në mbrëmjen e Maturës (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Media britanike “Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin, destinacionin bregdetar magjepsës në Shqipëri

Rama uron 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve

Ekzekutimi i Pjetër Kazës në Lezhë – Dyshohet gjakmarrje, një vit më parë i vranë vëllain në Belgjikë

Vrasje në pragun e shtëpisë/ Ekzekutohet 57-vjeçari në Lezhë

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.