22:59 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po bën hatanë, është skandaloze”, Marin Mema përplaset me Ramën: Nuk është media macja e zezë, më duken absurde këto etiketime

17:14 | 01/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po bën hatanë, është skandaloze”, Marin Mema përplaset me Ramën: Nuk është media macja e zezë, më duken absurde këto etiketime

Kryeministri Edi Ram zhvilloi mbasditen e sotme mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ku nuk munguan replikat e kryeministrit me gazetarët.

Ashtu siç ka bërë vazhdimisht gjatë këtyre ditëve, Rama nuk nguaroi që edhe në këtë mbledhje t’i adresoje medias një pjesë të fajit për situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit dhe panikun e shkaktuar tek njerëzit.

Ndërkohë që ky koment i kryeminsitrit nuk ka kaluar për replikë, pasi gazetari Marin Mema i është kthyer duke i thënë se media nuk është macja e zezë, ndërkohë që këto etiketime të kryeminstrit I duken absurde.

Replikat:

Edi Rama: Mediat po bëjnë një hata. Po e fusin goditjen e njerëzve në një rrugë pa krye. Thonë sikur të gjitha godinat po bien dhe vazhdojnë. Shkalla e rrezikut është e kontrollueshme. Pjesa dërrmuese në Tiranë dhe Durrës janë ok. Janë të sigurta, por tek ai 1% duhet të shohim. Duhet një dopio vulë. Ne kemi një perandori nga mbrapa atë të perëndimit dhe se çfarë ka mbetur nga lindja.

Marin Mema: Media nuk është macja e zezë e kësaj historie. Po e kërkojmë fajin tek media. Media nuk është skandaloze, apo të etiketohet me përkufizime të tjera që më duken absurde, siç do sektor tjetër ka problem, por nuk do të thotë që ta anatemojmë. Nuk është për të sjellë zërin e qeverisë, por zërin e qytetarëve.

Edi Rama: Pak më tolerant me mendime e të tjerëve. Media është skandaloze dhe nuk ka diskutim. Këtu bëhet fjalë për një popull të tmerruar dhe ka një mijë mënyra dhe kënde për ta vënë kamerën dhe nëse ke sensibilitetin e momentin, është që njerëzit duhet ë fillojnë të marrin frymë.

Mos u shqetëso për kategorinë se kategoria jo te do të mbijetojë pavarësisht se çfarë them unë, por është skandaloze e përsëris. Sigurisht nuk janë të gjithë njësoj. Në këtë fazë në këto ditë, media është skandaloze, kriminale sepse këtu bëhet fjalë për ekuilibra psikologjikë të njerëzve. Kanë ikur njerëz me mijëra nga Tirane Durrësi, pse kanë ikur?

Me ato gënjeshtra e sharlatanizma që më shohin sytë, unë e kam mbyll punën me ekranet, por marr raportet, dhe njerëzit thonë unë po iki se ka ardhur fundi i botës. Po nuk është e vërtetë që godinat janë të gjitha duke rënë. U bë nami për spitalin, kjo është kriminale. Po bie spitali i Durrësit, ai kishte vetëm një krisje.

Po flasim për një moment ku një gjë e vogël e ndanë të gjithë dhe një shkëndijë mund të krijojë një bombë demografike, ti shohësh njerëzit në port. Ça duhet ët bëjë media më shumë, të nxjerri pushkën?

Etiketa: edi ramaMarin Mema
Pas

“Zoti Rama po ta them këtu”, Elvis Naçi tregohet i prerë: Ose do bëhet diçka si duhet, ose…

Para

“Duhet të dalim në terren”, inxhinieri Ramës: Përgatituni për një dëm mbi 500 mln euro

Para
Rama bëhet për ujë të ftohtë në mbledhje, profesori ia thotë në sy: Po humbim kohë kot, Durrësi është katastrofë

"Duhet të dalim në terren", inxhinieri Ramës: Përgatituni për një dëm mbi 500 mln euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump premton ulje tarifash për vendet afrikane, presidenti: Po e trajtojmë Afrikën më mirë se Kinën

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtares së OKB-së, Francesca Albanese

CEO e X, Linda Yaccarino, jep dorëheqjen pas dy vitesh drejtimi të platformës së mediave sociale të Elon Musk

Shembet ura në Indi, të paktën 9 viktima

Nigerianët përballen me kufizime të reja të vizave për vizitorët në SHBA

Netanyahu: Izraeli nuk kërkon të zhvendosë banorët e Gazës, por i lejon ata të largohen nëse duan

Hamasi pranon lirimin e 10 pengjeve izraelite, por kërkon garanci të qarta për një marrëveshje armëpushimi

Merz i kërkon Francës t’i përmbahet ujdisë për projektin e përbashkët për avionë luftarakë

Trump pret në Shtëpinë e Bardhë liderë nga pesë vende afrikane: Fokus te biznesi dhe zhvillimi ekonomik

Fier/ Dënohet me 12 vite burg Ilir Nukaj, rrahu për vdekje 80-vjeçarin që nuk pranoi t’i shiste alkool

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.